“Kam nisur pushimet”/ Deputeti i PD-së “shkëputet” nga politika, paralajmëron zhvillime të nxehta

Politikë

“Kam nisur pushimet”/ Deputeti i PD-së


Deputeti Lefter Maliqi ka bërë me dije përmes një postimi në llogarinë e tij të “Facebook” se do të shkëputet përkohësisht nga politika dhe daljet mediatike.

Ai shkruan se këto ditë vere do të shërbejnë për të si ditë reflektimi, qetësie dhe rigjenerim, për t’u rikthyer më pas në shtator përkrah opozitës së bashkuar.

“Te dashur miq realë e virtualë, duke ju uruar një sezon të bukur veror, dëshiroj t’iu bëj me dije se, do të shkëputem përkohësisht nga intervistat, koferencat për shtyp, fjalimet ne Parlament, apo debate në TV. Këto ditë vere, do të jenë ditë reflektimi, qetësie, e rigjenerimi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në shtator, do të jem përkrah opozitës së bashkuar me plot energji dhe i gatshëm për sfidat politike, elektorale që na presin. Jam krenar që për thuajse 3 vite, kam qënë një opozitar i fortë në parlament e gjithashtu në media, për të denoncuar mafien, oligarkët, qeverinë e korrupsionin e çdo hallke të saj. Këtë e kam bërë si qytetar i devotshëm e i përgjegjshëm por edhe i nxitur nga formimi im intelektual dhe background-i jetësor.”

Në mbyllje të njoftimit, ai garantoi se shtatori do të nisë me zhvillime politike të nxehta dhe inspiruese.

“Përvoja ime 8-vjeçare si drejtues policie, ajo 1-vjeçare si drejtues i burgjeve shoqëruar me pervojën e mjaftueshme për 7 vite deputet dhe 3 vite si kryetar i pushtetit vendor, më kanë pajisur me aftësitë dhe forcën për t’iu bërë ballë sfidave të ardhshme, por edhe me besimin se ditë më të mira na presin. Me respekt e mirënjohje ju uroj një sezon të bukur veror; e gjithashtu ju garantoj se zhvillimet politike e jetësore që na presin, do të jenë po aq të nxehta e inspiruese.”

ME TE LEXUARAT