Jozefina Topalli në takimin e Berishës: Ja dy problemet më të rrezikshme në vend, më 7 korrik do vijnë…

Politikë

Jozefina Topalli në takimin e Berishës: Ja dy problemet më

Ish-kryeparlamantarja Jozefina Topalli i është bashkuar këtë pasdite takimit që po zhvillon kreu i PD, Sali Berisha, me gratë e LDSH.

Në një mesazh në takim, demokratja Topalli është shprehur se të gjithë duhet të bashkohen në protestën e 7 korrikut, pasi sipas saj, opozita nënkupton një agjendë protestash të pafundshme.

“Fitorja kalon përmes grave, unë e kam besuar këtë me vite. Nuk ka gjë më sfiduese se të jesh në opozitë dhe ky vit ka qenë ndër sfidat më të vështira për PD. Pjesa themelore e ringritjes së PD kanë qenë nënat e zonjat në tërësi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Opozita nënkupton një agjendë protestash të pafundshme për të gjitha sfidat që secila ka në familjen e vet. Ka dy kauza që nuk lëshohen kurrë, kauza e lirisë dhe e mungesës së perspektivës për fëmijët.

Ju keni ardhur këtu nga gjithë Shqipëria, në temperatura të larta dhe unë besoj se më 7 korrik një numër i madh njerëzish do vijnë.

Ka shumë probleme e halle ky vend. Për mua personalisht dy janë më të rrezikshmet për të ardhmen e një populli, emigrimi dhe fenomeni demografik i rritjes negative, kur numri i vdekjeve është më i madh se numri i lindjeve.

Di një gjë, që gruaja nuk mëkaton kurrë me heshtje dhe oportunizëm, kur fjala është për familjen dhe fëmijën e saj”, u shpreh Topalli.

ME TE LEXUARAT