"Ja me cfarë ka të bëjë shkarkimi i Nanos", Berisha: Kjo do të jetë vjeshtë protestash

Politikë

"Ja me cfarë ka të bëjë shkarkimi i Nanos",

Sali Berisha deklaroi vjeshtën e protestave, por pa dhënë një datë së kur do të nisin. Nga selia blu gjatë komunikimit me gazetarët, Berisha tha se PD është duke punuar për fillimin e këtyre protestave, që ai i quan revoltë dhe mosbindje civile.

“Sali Berisha dhe PD do të bëjnë gjithçka që kjo të jetë vjeshtë protestash, revoltash, mosbindjesh civile. Kushti më themelor për të rikthyer vendin në normalitet.

PD është e gatshme. Pakënaqësia dhe revolta është e lartë. Janë çështje kohe dhe axhende. Do të ndodhin dhe të fuqishme. E hëna është mbledhja e Këshillit Kombëtar. Do të jepet edhe alarmi, udhëzimi për fillimin e protestave dhe revoltave”, tha ai.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pyetjen që i bëri dje publikisht Belinda Ballukut se çfarë lidhje ka ajo me largimin e Gledis Nanos, ish-kryeministri dha më shumë detaje sot. Sipas tij, një nga arsyet e shkarkimit të Nanos ishin edhe problemet që kishte zv.kryeministrja Balluku.

“Largimi i drejtorit të policisë në 30 vite është një nga aktet më mafioze të shtetit sepse Gledis Nano ishte një polic i gjeneratës së re, emri i të cilit nuk figuronte në 130 narko-komisarët e SHISH.

Nuk kam patur asnjë iluzion se Nano do të jetë njeri i suksesit. Nuk kisha informacion për lidhje të tij me grupet kriminale. Mungesa e këtyre lidhjeve ishte diçka pozitive, ndjehej më i lirë për të përmbushur detyrat. Ai u përball me këto probleme.

U përball me ministrin që donte me çdo kusht këshilltarin e tij të shkarkuar për lidhje me drogën, i njohur si një nga arkitektët e përhapjes së drogës në jug, Aranit Arapi. Ai nuk i hapi rrugën atij.

Së dyti doli jahti me drogë. Ju e keni parasysh reagimin e tij, kur unë e lidha me shoqatën e skafistëve. Doli që pak ditë më pas, nivelo plot drogë u kap në Itali. Se çfarë do ministri në shoqatën e velave. Ku e gjeti ky këtë pasion kaq të madh? Droga është.

Ky pati edhe një çështje të madhe me Edi Ramën. Ishte Call Center. Doli emri i Olsi Ramës. Është një hetim gjerman, dhe këto tre çështje.

Së fundmi del që mundet edhe disa probleme të zonjës Balluku. Probleme të këtyre linjave. Të gjitha këto së bashku bënë që ia të largohet si agjent i imperializmit”, tha Berisha.

ME TE LEXUARAT