Iu fut politikës nën logon e Adriatik Lapajt, reagon për herë të parë Flor Binaj

Politikë

Iu fut politikës nën logon e Adriatik Lapajt, reagon për

Aktori i njohur Florjan Binaj i është futur seriozisht politikës, teksa i është bashkuar Adriatik Lapajt, i cili ditën e djeshme prezantoi lëvizjen e re politike “Shqipëria bëhet”.

“Shqipëria’ bëhet nuk është një parti politike por është një shoqatë, pasi vjen një moment që nuk mjaftojnë as memet, as postimet madje nuk mjaftojnë as protestat.

Prandaj është krijuar një strukturë më e fuqishme për t’i bërë trysni cilado qoftë qeveria. Edhe uji po ndenji në një vend nuk është më i pijshëm, jo më të njëjtit njerëz, të njëjtat vendime.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Jemi një grup që po rritemi dita ditës dhe që nuk e sheh Shqipërinë sa hija e vetë por më të madhe. Është koha ajo që do të tregoj dhe do zbuloj në fund se për çfarë ka nevojë ky vend. Edhe në Europë partitë e vjetra nuk po pëlqehen më, sepse nuk janë ullinj që sa më i vjetër aq më i mirë, janë njerëz dhe pasi kryhet një cikël duhet të dish të shkëputesh”, tha Binaj.

ME TE LEXUARAT