“Ishte mbret në skenë”, Berisha në homazhet për Mirush Kabashin: U largua si “Sokrat” i kësaj kohe
Ish-kryeministri, Sali Berisha ka marrë pjesë në homazhet për aktorin e ndjerë, Mirush Kabashi, në Muzen Kombëtar.
Berisha e quajti Mirush Kabashin “një mbret” të skenës, duke theksuar se askush nuk arriiti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.
“Ishte mbret në skenë, askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai u largua si Sokrat i kësaj kohe, me apologjinë e Sokratit shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare. Ngushëllimet më të ndjera familjes”, tha Berisha.