Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zbulon ‘sekretin’ e familjes së lumtur: Kam 35 vjet që...

Politikë

Ish-ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli zbulon ‘sekretin’ e familjes

Ish-ministrja e Mbrojtjes dhe deputetja socialiste Mimi Kodheli vjen më një rrëfim krejt ndryshe për jetën e saj private, ku zbulon të pathëna.

Në një intervistë për emisionin ‘Rudina’ Kodheli tregoi disa nga çastet e saj më të lumtura familjare, duke i ndarë ato me publikun.

“Besoj që janë gjithmonë të lidhura me familjen, sidomos me djalin, flasim më të lumturat të jetës. Çast i vështirë lindja, por më i lumturi besoj në absolut. Besoj çast i lumtur momenti kur është laureuar, kur ka marrë diplomën, shumë i lumtur.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Aq i lumtur ishte sa ai ishte duke e prezantuar projektin, se ju e dini që është arkitekt dhe unë kisha celularin në dorë me idenë që po e regjistroja.

Në fund fare, pas gjysmë ore kuptova që nuk kisha regjistruar asnjë gjë. Kaq e emocionuar isha.”– tregoi Kodheli.

Mes të tjerash deputetja e PS-së zbuloi se ishte një kuzhiniere shumë e mirë, ndërsa ndau edhe ‘sekretin’ e lumturisë.

“Besoj është respekti, shumë respekt duhet të ketë në familje. Por një i huaj më pyeti njëherë dhe më tha ‘zonjë ju keni një karrierë kaq të rëndësishme politike’, supozohet që rrini shumë pak në shtëpi, pastaj duke qenë një njeri i rëndësishëm, supozohet që edhe në shtëpi jeni një njeri që vë rregulla loje.

Cili është sekreti që keni 35 vjet martuar?’ Unë i thashë kam 35 vjet që ia hekuros ende këmishat bashkëshortit.”, tha ajo.

 

ME TE LEXUARAT