Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia në SPAK: U pyeta për…
Lajmifundit
/
2 Tetor 2024, 10:53
Politikë
Ish-kryebashkiaku demokrat i Shkodrës, Bardh Spahia është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Burime për media bëjnë me dije se Spahiu është marrë në pyetje për disa minuta. Nuk dihet ende se për çfarë saktësisht Spahia është thirrur në Prokurorinë e Posaçme.
Ish-kryebashkiaku pas daljes nga SPAK për media është shprehur se është thirrur për një çështje që nuk ka interes publik.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Nuk ka asgjë që të ketë interes publik”, tha ai shkurtimisht për gazetarët.