Zjarri në QSUT, shefi i Urgjencës raporton tek "Shëndetësia": Nuk e ndërpremë punën për asnjë moment
Në mbledhjen e Komisionit për Shëndetësinë diskutohet për zjarrin e rënë në QSUT, ndërsa për të dhënë informacion në lidhje me ngjarjen është ftuar ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, shefi i Urgjencës, Endmond Zaimi, drejtues të tjerë të spitaleve në vend.
Në fjalën e tij, shefi i urgjencës deklaroi se shërbimi i urgjencës nuk ka çaluar në asnjë moment gjatë kësaj periudhe dhe nuk e ka ndërprerë shërbimin në asnjë moment.
Ai shtoi se e vetmja pjesë që nuk funksionon është pjesa e observimit të urgjencës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Edmond Zaimi: Nga të gjithë po thuhet që në urgjencë ra zjarri, por te ne doli tymi. Te ne nuk ka rënë zjarr dhe nuk e kemi ndërprerë punën për asnjë moment.
Për shkak të dëmtimet edhe të një kabineti, urgjenca fillimisht u transferua tek “Ushtaraku”, ku ne çuam pjesë të stafit tonë për të shërbyer.
Shërbimi i urgjencës për mua nuk ka çaluar në asnjë moment. Fillimisht kemi pritur urgjencat ekstreme, derisa organizuam punën për të pritur urgjencat neurologjike, për të qenë sa më afër.
Në ditët e para kur ne nuk dinim dëmtimin e aparaturave, e transferuan edhe shërbimin e neurologjisë, pastaj kaloj sërish tek ne dhe pritëm të gjithë urgjencat.
Edhe urgjencat ekstreme ka marrë ndihmë tek ne, në cdo kohë, s’ka pasur ditë ku në mos të kemi menaxhuar urgjenca ekstreme.
E vetmja pjesë që nuk funksionon në shërbimin tonë, është pjesa e observimit të urgjencës.
Ditën e djeshme kishim 174 raste të paraqitura në urgjencën tonë. Thonë që cdo e keqe ka edhe një të mirë, ne gjatë kësaj kohe kemi evituar rastet që nuk kanë qenë urgjente, të cilat janë menaxhuar nga qendrat shëndetësore, po ashtu është rritur edhe komunikimi me spitalet Rajonale, të cilët duhet të mbajnë ato raste që mund të mbajnë.
Incidenti me zjarrin në QSUT, Koçiu jep “llogari” te Shëndetësia: Po e heton Prokuroria!
Ashtu siç ishte parashikuar, ka nisur mbledhja e Komisionit të Shëndetësisë, ku e pranishme është dhe ministrja Albana Koçiu.
Kjo e fundit po pyetet për incidentin që ka ndodhur pak kohë më parë në QSUT pas rënies së një zjarri.
Koçiu gjatë fjalës së saj tregoi detaje mbi ngjarjen, ndërsa theksoi se zjarri ishte shkaktuar në një dhomë teknike, pas një defekti teknik, pa asnjë pasojë.
“Dua të përgjigjem për disa akuza të pavërteta. QSUT është fytyra e vërtetë e transformimit të këtij spitali, siç është spitali i sëmundjeve të brendshme. Nuk është vetëm QSUT. Incidenti që jemi thirrur sot, tregoi se standardet dhe profesionalizmi është i njëjtë si në të gjithë vendit. Të gjitha spitalet janë të specializuar për të ofruar shërbimet.
Deri pak vite më parë një gjë e tillë do të ishte e paimagjinueshme nesë do të ndodhte një incident i tillë. Ka arsye për t’u ndjerë mirë dhe krenar për stafin mjekësor. Sa i përket incidentin te urgjenca e sëmundjeve të brendshme, është një ngjarje që siç e dini mirë është nën hetim nga prokuroria e Tiranës. Nga të dhënat paraprake, ,mund të konfirmoj se bëhet fjalë për një defekt teknik, ku ka pasur një defekt, pa asnjë ndikim në spital. Aty ofrohet puna. I vetmi shërbim që është zhvendosur është urgjenca kardiake.”, tha ajo.
Mbledhjen e kaluar jashtë rendit të ditës, në komision Albana Vokshi bëri dhe një denoncim të rëndë, duke iu referuar burimeve të saj, se 4 pacientë të intubuar kishin humbur jetën si pasojë e mungesës së energjisë në QSUT. Por ky institucion mohoi akuzuar, ndërsa tha se në QSUT nuk ka humbur jetën asnjë pacient për shkak të këtij defekti teknik.