“Është turp të bësh burg për PPP!” Inceneratorët 'përplasin' Tabakun me Ibrahimajn

Politikë

“Është turp të bësh burg për PPP!”

Në Kuvend vijojnë përplasjet mes opozitës dhe qeverisë. Debati i radhës kishte në qendër deputeten Jorida Tabaku dhe ministren e Financave, Delina Ibrahimaj.

Në fjalën e saj, Tabaku është shprehur se është bërë ministre pa provuar asnjë shkallë tjetër në administratën publike.

Sipas Tabakut, nuk është turp të bësh PPP, por të shkosh në burg për PPP, duke sjellë në vëmendje personat të cilët janë në burg për aferën e inceneratorëve.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas Tabakut, sulmet ndaj SPAK-ut bëhen pikërisht për këtë arsye që drejtësia të mos shkojë te zyrtarët e lartë që jane ulur sot në qeveri.

Me lehtësinë e papërballueshme të arrogancës që ka ministrja, që ka ardhur direkt dhe nuk ka provuar asnjë shkallë në administratë publike vjen dhe më akuzon mua për gënjeshtra.

Në fakt  nuk është trup të bësh PPP, por turp është të shkosh në burg  për PPP si ata të dy që kanë shkuar për inceneratorët dhe si ai tjetri që pritet të shkojë për sterilizimin dhe Check Up, prandaj i bëhen këto sulme SPAK-ut. Prandaj janë sulmet që të mos shkojë steka më lart dhe të mbetet aty, mos të merren me këta që janë ulur në qeveri”, tha Tabaku.

ME TE LEXUARAT