Inceneratorët/ Berisha: Mafia Rama-Veliaj krijuan 24 ndërmarrje për të vjedhur buxhetin

Politikë

Inceneratorët/ Berisha: Mafia Rama-Veliaj krijuan 24 ndërmarrje

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi gjatë takimit me FRPD se mafia Rama-Veliaj kanë krijuar 24 ndërmarrje në funksion të inceneratorëve, për të vjedhur buxhetin e shtetit.

"Nuk ka njeri si të mos përmendë skemën e vjedhjes së parave të qytetarëve shqiptarë nga mafia Rama-Veliaj. Një treshe e tyre, krijon 24 ndërmarrje me qëllimin e vetëm lëshimin e faturave false për të vjedhur paratë e buxhetit të shtetit.

Të gjitha këto qëndrim të kësaj qeverie, e cila e kam thënë dhe e them, në çdo fjalë lëshon një mashtrim, një çdo firmë një vjedhje. Kanë arritur të godasin, të rrënojnë, duhet të jemi realist me shumë se këdo tjetër, brezin e ri të vendit. Kanë arritur t'i vrasin shpresën, kanë arritur t'i krijojnë bindjen atij se ky vend nuk bëhet.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Dhe e vërteta është se nuk ka goditje më të madhe për Shqipërinë se sa mendimi i shqiptarëve se ky vend nuk bëhet. Ajo është goditje fatale për vendin nëse nuk e ndryshojmë", tha Berisha.

ME TE LEXUARAT