Ilir Meta sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti prokurorësh!
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, vazhdoi me sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani, gjatë konferencës së radhës për mediat.
Akuza e Metës ishte drejtpërdrejtë, kur tha se “SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”.
“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash. Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.
SPAK, struktura më perfekte për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet. Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”.
I pyetur për deklaratën e bërë në Roskovec, ku bëri thirrje për marrjen e armëve, Meta e kishte një sqarim:
“Ka rënë shteti. Banorët e Roskovecit të përjashtuar prej kohësh nga procesi i konsultimit. Janë prej kohësh nën presion intimidues nga forcat e narkoshtetit.
Do eksportohet energji në Greqi.Meriton një përgjigje të organizuar për të mbrojtur të ardhmen e fëmijëve dhe investimet e tyre”.