Igli Hasani në KS: Bashkëpunimi i sektorit publik me atë privat është bërë jetik

Politikë

Igli Hasani në KS: Bashkëpunimi i sektorit publik me atë privat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ndodhet në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në takimet e nivelit të lartë në kuadër të Presidencës Shqiptare të Këshillit të Sigurimit dhe Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

Ministri Hasani do të kryesojë sot në orën 16:00 Debatin e Hapur të Nivelit të Lartë të Këshillit të Sigurimit mbi “Nxitjen e Partneritetit Publik-Privat në trajtimin e çështjeve humanitare”, e cila është një nismë e Shqipërisë.

Ministri Hasani në një deklaratë për mediat para nisjes së Debatit të Hapur tha se pavarësisht bujarisë së donatorëve, miliona njerëz mbeten ende pa mbështetjen e duhur

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Hasani: Pavarësisht bujarisë së donatorëve, miliona njerëz mbeten ende pa mbështetjen e duhur. Kjo është arsyeja pse ne të gjithë duhet të bëjmë më shumë, më mirë dhe më shpejt. Në një situatë humanitare kaq komplekse, bashkëpunimi me sektorin privat është bërë jetik.

Sektori privat mund të ndihmojë për të arritur një reagim ndërkombëtar më efektiv. Ky është një hap guximshëm për të shfaqur ekspertizën e sektorit publik në trajtimin e krizave komplekse. Aleanca ndihmon në krijimin e zgjidhjeve gjithëpërfshirëse, për t'iu përgjigjur siç duhet nevojave në rritje.

 

ME TE LEXUARAT