I shoqëruar nga bashkëshortja, Sali Berisha mbërrin në Kuvendin Kombëtar të PD-së
Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në Kuvendin Kombëtar shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Lirie Berisha, ku do të votëbesohet për humbjen e zgjedhjeve të 14 Majit. Berisha u prit me brohoritje nga të pranishmit, teksa i përshëndeti me dy gishtat lart.
Ish-kryeministri u ul përkrah bashkëshortes mes deputetëve të PD-së, që e mbështesin.
Në këtë mbledhje do të bëhet votëbesimi i tij kryetarit të Partisë nga anëtarët e Kuvendit Kombëtar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu, në rendin e ditës janë edhe disa pika të tjera, që lidhen me zhvillimet e brendshme në parti apo gjendjen e vendit. Pritet edhe miratimi i një rezolute si do të vazhdojë aksioni opozitar.
Lideri historik i demokratëve, Sali Berisha do të kërkojë sot votëbesimin e demokratëve në Kuvendin Kombëtar, pas humbjes së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Votimi nuk pritet të ketë surpriza e Sali Berisha do të vazhdoje të udhëheqë PD-në drejt betejës së ardhshme elektorale të vitit 2025.