“I sëmuri psiqik i Ramës ka rinovuar patentën në 2022”, flet Berisha: Qeveria e kishte bërë gati sulmin

Politikë

“I sëmuri psiqik i Ramës ka rinovuar patentën në

Kreu i Partisë Demkratike Sali Berisha gjatë një komunikimi për mediat në selinë blu vetëm disa momente pas protestës së zhvilluar ditën e sotme ka folur mbi sulmin e kryer ndaj tij teksa ka thënë se ai është përgatitur nga kryeministri Rama dhe minsitri Çuçi.

“Fakti që zyra e Fugës e kishte gati shkresën për tua dhënë gazetarëve, ju e din i që në raste të tilla këto persona përdoren se njerëzit normalë nuk pranojnë.

Edi Rama duke dashur të paraqesë veten, tregoi se është 100% me duar brenda. Këtu thuhet, vërtetim mjekësor për tu përdorur kudo që t’i nevojitet, or ky vërtetim mjekësor nuk  ka asnjë datë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai që e lexon këtë thotë se ky mund të jetë i vitit 2018 pasi thotë u paraqit në klinikën tonë në janar të këtij viti, por shumë i çuditshëm vërtetimi se thotë që episodi i fundit i 10 gushtit 2022, u rekomandua të dërgohet në urgjencën psikiatrike ku mori ndihmën e parë dhe u kthye në shtëpi.

Ju e kuptoni që kjo nuk dëshmon asgjë përveç faktit se qeveria e kishte bërë gati për të justifikuar aktin kriminal të një agjenti të policisë kriminale të zgjedhur nga Çuçi i familjes me porosi të Edi Ramës”, tha ai.

ME TE LEXUARAT