Atentati ku u vra 41-vjeçari në Vlorë, reagon Berisha: Rama ka licensuar bandat për zbatimin e dënimit me vdekje

Politikë

Atentati ku u vra 41-vjeçari në Vlorë, reagon Berisha: Rama ka

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas atentatit në Vlorë, ku mbeti i vrarë një 41-vjeçar. Sipas tij, rendi është në duart e krimit, ndërsa thekson se edhe pse në Shqipëri dënimi me vdekje është hequr, Rama ka licencuara bandat që ta zbatojnë.

Berisha thotë se rendi është në duart e krimit, ndërsa citon moton që dikur e ka thënë Rama, “hënkshin kokat e njëri-tjetrit”


Reagimi i Berishes

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përgjaket Vlora. Turizëm dhe ekzekutime. Rendi në duart e krimit! Ekzekutohet nga dy vrasës 41 vjeçari. Moto: Hëngshin kokat e njëri-tjetrit!

Të dashur miq,

mbrëmë u ekzektua nga dy vrasës 41 vjeçari.  Si zakonisht, vrasësit u larguan në drejtim të paditur, dhe dogjën aty ku deshën makinën nga e cila qëlluan viktimën!


Policia njoftoi ministrin se banditët po i hanë kokën njëri-tjetrit, në përputhje me porosinë e “krim-ministrit.”

Shqipëria është vend që ka hequr dënimin me vdekje. Por Edi Rama ka liçensuar bandat për zbatimin e tij.

ME TE LEXUARAT