“I dimë me emra kush po ndërton, por s’guxojmë t’i themi se na vrasin”, Lubonja përplaset me Hilën për Portin e Durrësit

Politikë

“I dimë me emra kush po ndërton, por s’guxojmë

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në News24, diskutimi është ndalur tek projekti për ndërtimin e Portit të Durrësit.

Gazetari Dritan Hila u shpreh ndër të tjera se është akord për ndërtimin e këtij porti pasi sipas tij në 400 km bregdet nuk ka një port, ndërsa shton se investitori Alabbar është serioz.

Ai është përplasur me analistin Fatos Lubonja duke i thënë se flasin me hamendje. Ky i fundit i është përgjigjur duke i bërë disa pyetje, lidhur më çështjet që janë folur dhe kundërshtojnë këtë projekt apo afera të tjera për të cilat akuzohet qeveria.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Pjesë nga debati:

Hila: U përmend këtu që u negociua prej dy vitesh, dhe më bën përshtypje që opozita nuk paska marrë vësh që qeveria Rama diskuton për dhënien e portit të Durrësit. Opozita e ka ditur, mund të kërkonte përgjigje në rrugë zyrtare. Mund të fillonin edhe më parë gjithë këtë zhurmë, dhe bërja e zhurmës në këtë moment…. me inceneratorin vazhdoni se e keni problem tuajin, por keni lënë pas dore këtë investim që është 2 mld, nuk e di se çfarë strategjie keni.

Mosngritja e këtij problemi më duket si pazari i Rroskovecit, sepse për mua ky është një projekt i puthitur, një investitor shumë serioz. Çudi e madhe të duket që të futet opozita nëpër pazare? Mua më duket që kur fillon me Kariçin dhe përfundon te Rama dhe Olsi Rama, më duken muhabete kota. Ta bësh Alabbar si tregtar i pazarit të Roskovecit… kjo opozitë e ka dhënë Shqipërinë me 1 euro. Flisni me hamendje.

Lubonja: Unë  e kuptoj që të sulmosh opozitën është e vetmja gjë, se dhe Rama këtë bëri…

Hila: Unë nuk nisem duke thënë që kjo është qeveri e drogës

Lubonja: A më the flet me hamendjen?

Hila: Po

Lubonja: Do të përgjigjem. Hamendje është historia e inceneratorëve?

Hila: Jo

Lubonja: Hamendje është kjo që gënjeu Rama për Zagrebin

Hila: Jo nuk është

Lubonja: Atëherë s’të mjaftojnë këto? Sa të duhet ty more Hilë që të kuptosh që prit një herë se këtu…

Hila: Unë nuk merrem me budallenjtë e ekipit të Ramës që i nxjerrin foton e Zagrebit dhe ai e boton, unë merrem me këtë investitorin

Lubonja: Hamendje është që këta janë offshor?

Hila: O zotëri janë me emër dhe mbiemër, offshor ai është për problemet e veta se s’do të paguaj taksa në Dubai, nuk ka lidhje që është para e papastër

Lubonja: Po mirë e lëmë këtë, hamendje është që këto kanë filluar të shiten që një vit më parë? Nëse janë shitur më parë është e paligjshme

Hila: Ateheherë ka një legjislacion, nëse nuk e dini që ndërtuesit shqiptar i shesin që në gropë…

Lubonja: Po jo mo jo

Hila: Të lutem shumë pyet në Itali se nuk e ditke

Lubonja: Në Itali ndërtohet me banka

Hila: Më vjen shumë keq që mosditurinë e shisni si kundërshti kundër meje

Lubonja: Nuk ndërtohet me pare cash, kanë dalë 60% që ndërtojnë kështu, nuk nderojnë me para nga banka, e di gjithë Shqipëria që këtu krimi po organizon, i dimë me emra njerëzit se na vrasin, emrat e këtyre që po ndërtojnë

Hila: Unë kam ardhur këtu për Portin e Durrësit jo për portet e tjera… arsyeja se pse po e mbroj portin e Durrësit e mbroj se në 400 km bregdet nuk  ke një port.

ME TE LEXUARAT