Humbja e thellë për Bashkinë e Kukësit, Ibsen Elezi: Fajtorë janë Berisha dhe Meta
Për Ibsen Elezin, ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, veprimtaria e dy grupimeve në PD është turpëruese dhe shkaku pse Emri Vata humbi bashkinë e Kukësit ishte për fajin e Metës dhe Berishës.
Sipas tij, bërja e një politike dhe pa rregulla dhe pa principe, ka tendencën të shkojë drejt dështimit të paralajmëruar.
“Gjithë veprimtaria e opozitës, gjatë gjithë kësaj veprimtaria, është turpëruese. Kjo mënyrë e të bërit politikë pa principe dhe pa rregulla do të arrinte një ditë se në dy përballje elektorale do kishte një dështim të tillë, gjë të cilën e kemi paralajmëruar me kohë”, tha ai.
Ai u shpreh se në PD nuk ka emrat dhe figura, të cilat dinë të ndërtojnë një model serioz të politikë-bërjes. Sipas Elezit, modeli politik i Bashës dhe Berishës janë të dështuar.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Në PD, duke pasur parasysh në nuk ka njerëz për të ndërtuar alternativë serioze, qoftë modeli i Bashës, qoftë modeli Berishës, që në thelbin e tyre janë modele të dështuara, kam thënë që Berisha do të vrasë politikisht veten në zgjedhjet e ardhshme. PD e kanë shkatërruar bashkë nga ana institucionale dhe nga vendimet që kanë marrë”, tha Eelzi.
Ai shtoi se humbja e Bashkisë së Kukësit është e ndikuar nga shumë faktorë, ndërsa përgjegjësia kyçe i takon dyshes politike Berisha-Meta.
“Është vrarë vullneti, kurajoja e personave që duan të marrin përgjegjësi ndryshimi. Ato që janë në drejtim të koalicionit janë në përgjegjësi. Fakti qendror janë Berisha dhe Meta.”, shtoi ai.