Heshtja e Yuri Kim për çështjen e McGonigal? Ja si e komenton Ilir Meta në konferencën LIVE
Kreu i PL, Ilir Meta ka refuzuar të japë një koment në lidhje me heshtjen e ambasadores së SHBA-së në Tiranë Yuri Kim për çështjen ish-agjentit të FBI-së McGonigal.
Në një deklaratë për mediat, Meta përshëndeti dhe njëherë vendimin e shumicës në Kongresin e SHBA që çështja e ish-zyrtarit të FBI-së të hetohet në mënyrë të plotë.
“Nuk kam asnjë arsye që të merrem me këto komente por përshëndes edhe njëherë vendimin e shumicës në Kongresin e SHBA-së për të hetuar këtë çështje në mënyrë të plotë dhe kjo është shumë e rëndësishme, dhe nuk është si palo-parlamenti i 25 prillit ku me një të rënë të lapsit kryetarja e Kuvendit miraton një kërkesë absolute dhe staliniste për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar të PD”- tha ai.