Elisa Spiropali në sistemin “Memex” të policisë , reagon ministrja

Politikë

Elisa Spiropali në sistemin “Memex” të policisë ,

Hakerat e paguar nga Irani për të sulmuar Shqipërinë vijojnë të publikojnë të dhënat që kanë arritur të marrin.

Në një grup në Telegram, hakerat “Homeland Justice” kanë publikuar listat nga “MEMEX” ku janë të dyshuarit në Shqipëri. Kjo listë sensitive e dal nga policia e shtetit ka të dhëna sensitive.

Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndër to janë edhe të dhënat e Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.

Sipas Abcnews nuk dihet për çfarë ngjarje dyshohet Ministrja por me siguri bëhet fjalë për ndonjë ngjarje të vjetër

Mirpo ministrja Elisa Spiropali ka reaguar pasi te dhënat e saj si nje e dyshuar e policisë u bënë publike nga hakerat që sulmuan sistemet në Shqipëri.

Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se ky ishte një veprim keqdashës, ndërsa e quan atë që ndodhi qesharake.

“S’ka më jo turp, po as një minimum sensi logjik të kanaleve e të portaleve në raport me publikun, se për ndonjë ndjenjë minimale patriotizmi as bëhet fjalë! Hakerat e një vendi armiqësor me Shqipërinë postojnë lista me emra pa lidhje dhe këtu hidhen gjylet e akuzave absurde!

Thotë Saliu lista Memex, vu portalet lista Memex. Përgënjeshtroi Policia nuk është lista Memex, por lajmet e portaleve mbetën.

Shkurt, e hodhën ata një gur në lumë dhe tani o burra të gjejmë ç’lidhje ka Elisa, Niko, Mimi e të tjerë apo edhe disa gazetarë në listën e të dyshuarve të Policisë! Kanë vetëm një lidhje: Lidhjen mes keqdashësisë së atyre që e hedhin gurin dhe ligësisë së atyre që gjoja s’e nxjerrin dot! Qesharake!”, shkruan Spiropali në një postim në Facebook.

Elisa Spiropali në sistemin “Memex” të policisë ,

/abcnews.al/

ME TE LEXUARAT