Grekët dynden në SPAK, mbushin sallën ky gjykohet Fredi Belri

Politikë

Grekët dynden në SPAK, mbushin sallën ky gjykohet Fredi Belri

Në Gjykatën e Apelit këtë të premte po zhvillohet seanca për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin si dhe Pandeli Kokaveshin.

Si Beleri po ashtu dhe Kokaveshi janë të pranishëm në seancë, ndërkohë më herët avokatët e kryebashkiakut kërkuan përjashtimin e gjyqtares Daniela Sharka, pasi sipas tyre nuk është e caktuar me short.

Kjo seancë ka marrë një vëmendje të madhe pasi të pranishëm janë edhe disa grekë, të cilët shpresojnë që Beleri të lihet i lirë dhe të zgjedhë mes detyrës si kryebashkiak i Hamrës apo eurodeputet i Greqisë.

Në seancë janë të pranishëm ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, familjarë, përfaqësues të ambasadës greke, si dhe Vangjel Dule dhe Pandeli Kokaveshi. Po ashtu të pranishëm janë edhe gazetarët grekë të cilët kanë treguar një interes të lartë për këtë çështje.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur masën 2 vite burg për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin, pasi akuzohet për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokale të 2023-it.

Ndërsa, për bashkëpuntorin dhe mikun e Belerit, Pandeli Kokaveshin, gjyqtarja Atalanta Zeqiri, e dënoi me 1.6 vite burg, të cilat t’i konvertohen në 3 vite shërbim prove. Kjo masë u vendos për Kokaveshin pasi ai dhe fëmija i tij i mitur kanë probleme shëndetësore.

Fredi Beleri ra në pranga më 12 maj, dy ditë para zgjedhjeve lokale, pasi u kap në flagrancë duke premtuar dhe dhënë para për të blerë vota. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra.

Beleri dhe bashkëpuntori i tij, Pandeli Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës. Nga hetimet e kryera u mësua se një agjent i infiltruar i Policisë ka përgjuar pazaret që Beleri ka bërë me persona pranë shtabit të tij.

ME TE LEXUARAT