Goditja me grusht e Berishës, jehonë edhe në mediat greke: Pavarësisht sulmit, kreu i PD vijoji fjalimin

Politikë

Goditja me grusht e Berishës, jehonë edhe në mediat greke:

Incidenti i rëndë i shënuar sot gjatë protetës së PD, ku një person ka goditur me grusht në fytyrë kreun e kësaj partie Sali Berisha, është pasqyruar edhe në mediat greke.

‘Zougla’ shkruan: Ish-lideri shqiptar Sali Berisha është goditur me grusht në fytyrë teksa ishte në një demonstratë antiqeveritare nga mbështetësit e tij në qendër të Tiranës.

Ndërkohë që po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, mijëra mbështetës të opozitës u mblodhën në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ndërsa Berisha, i cili kryeson Partinë Demokratike të qendrës së djathtë, kaloi pranë mbështetësve duke mbajtur flamuj shqiptarë dhe të BE-së, një burrë iu afrua dhe e goditi me grusht në fytyrë.

Pavarësisht plagosjes, Berisha mbajti fjalimin e planifikuar, ku fajësoi Edi Ramën për sulmin.

ME TE LEXUARAT