Gjykata e Apelit shtyn dhënien e vendimit për Fredi Belerin, ja kur do të jepet
Gjykata e Posaçme e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës Fredi Belerin dhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin, të cilët kanë ankimuar dënimin e marrë nga GJKKO për krime zgjedhore.
Mësohet se seanca për dhënien e vendimit do të mbahet më 25 Qershor në orën 13:00. Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Daniela Shirka, Ilirjana Olldashi dhe Dhimitër Lara. E pranishme në seancën e sotme gjyqësore kla qenë ambasadorja greke në Tiranë si dhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.
Gjatë seancës, avokatja e Belerit, Klodiana Gjyzari ka akuzuar trupën gjykuese se nuk janë caktuar me short, por janë përzgjedhur për këtë çështje. Relatorja Daniela Shirka ka mohuar duke thënë se caktimi i trupës gjykuese me short elektronik. Po ashtu avokatja Gjyzari ka kërkuar përjashtimin e Shirkës me pretendimin se është e njëanshme.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë, gjyqtarja Daniela Shirka ka mohuar pretendimet e avokates duke thënë se caktimi i trupës gjykuese është bërë me short elektronik.
Më tej, avokatja e Blerit Klodiana Gjyzari tha se nuk ka asnjë provë që dëshmon se Beleri ka kryer katin e blerjes së votave, ndërsa shtoi se përgjimet e paligjshme nuk mund të konsiderohen prova.