Gara për kren e PD/ Berisha sot pasdite në Fier, axhenda e takimeve të tij dhe Ibsen Elezit nga nesër

Politikë

Gara për kren e PD/ Berisha sot pasdite në Fier, axhenda e takimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe rivali i tij Ibsen Elezi vijojnë takimet e tyre me elektoratin në garën për kreun e PD.

Ndërsa Elezi zhvilloi paradite takimet e tij ne Kukes e Has, pasditen e te shtunes, ish kryeministri Berisha do te jete ne oren 18.00 ne takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në qytetin e Fierit.

Sakaq, Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale njofton se diten e diel, Berisha do te kete takime ne Lezhe e Shkoder. Ndersa Elezi ne Kurbin, Mirdite e Lezhe.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike do të mbahen më 22 maj.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD:

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, njofton që në mbledhjen e tij dt 14 maj 2022, u diskutua kalendari i takimeve të dy kandidatëve për Kryetar të PD.

Bëjmë me dije se turi i takimeve vijon:

E diel, dt 15 maj 2022
Ora 10.00 – Z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Kurbin

Ora 12.00 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Mirditë

Ora 18.30 – z. Ibsen Elezi takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 17.00 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Lezhë

Ora 18.30 – z. Sali Berisha takim me anëtarë dhe simpatizantë të PD në Shkodër

Komisioni ka marrë menjëherë masat për njoftimin e degëve përkatëse në lidhje me kalendarin e takimeve.

Komisioni fton të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike të bëhen pjesë e fushatës për zgjedhjen e Kryetarit të PD që do të finalizohet në votimin e datës 22 maj 2022.

ME TE LEXUARAT