Fredi Beleri trazon Parlamentin Europian, mbështet ”të preferuarin” e Elon Musk
Eurodeputeti grek Fredi Beleri, është vënë në qendër të polemikave në Parlamentin Europian.
Gjithçka ka ardhur pas vendimit të tij për të mbështetur “të preferuarin” e Elon Musk, youtube-rin qipriot Fidias Panayiotou, për postin e nënkryetarit të Komitetit të Posaçëm ” “Mburoja për Demokracinë Evropiane”.
Beleri doli kundër partisë së tij, duke propozuar eurodeputetin Panayiotou me argumentin e se “ai është grek”.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pas votimit Fidias Panayiotou nuk u zgjodh pasi humbi 33-21 përballë një kandidati socialist.
Megjithatë, kjo lëvizje e Belerit nxiti reagimin e ashpër të eurodeputetit të SYRIZA-s, Kostas Arvanitis, i cili e akuzoi Demokracinë e Re për aleancë me të djathtën ekstreme dhe Elon Musk.
Beleri nuk e ka njoftuar kryetaren e eurodeputetëve të Demokracisë së Re, Eliza Vozeberg, e cila ka marrë informacion nga kreu i eurodeputetëve të DISY qipriot, Loukas Fourlas.