Fredi Beleri në burg, gazeta greke jehonë vendimit të Gjykatës
Media greke “Kathimerini” i ka kushtuar një shkrim, vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit në Tiranë, që la në burg, Fredi Belerin, kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Himarës.
“Gjykata e Posaçme e Apelit në Tiranë rrëzoi edhe një herë kërkesën për lirimin nga burgu të Fredi Belerit dhe të drejtën e tij për të ushtruar detyrën e kryetarit të bashkisë.
Beleri është arrestuar që prej muajit maj me akuzën se dyshohet se ka blerë votat, pasi u zgjodh kryetar i qytetit të Himarës në Shqipëri me shumicë etnike greke”, shkruan gazeta.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu gazeta citon edhe deklaratën që u mbajt nga Dhoma e Avokatisë në Greqi dhe Presidentit të Avokatëve Evropianë pa kufi, të cilët thanë se janë shkelur disa nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Presidenti i Avokatëve Evropianë pa Kufij Patrick Henry vuri në dukje se me vendimin për mohimin e lirimit të Belerit, gjykatat shqiptare shkelën nenet 5 dhe 10 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Ai shtoi se nuk ka motive që Fredi Beleri të largohet nga vendi, ndërsa në të njëjtën kohë mund të merren masa të sigurta për të parandaluar arratisjen e tij.
Ai e konsideroi burgun joproporcional me krimin e Belerit pasi janë mbi 30 persona të akuzuar për vepra elektorale që nuk mbahen në paraburgim.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë në Greqi, Dimitris Vervesos iu referua shkeljes së nenit 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, i cili e konsideron të paligjshme pengimin e një zyrtari në kryerjen e detyrës në mungesë të një vendimi gjyqësor të formës së prerë dhe të parevokueshme”, mbyll artikullin e saj gazeta greke.