Vrau shqiptarin për vend parkimin, 68-vjeçari grek del nga gjykata me antiplumb dhe pranga në duar
Ky është 68-vjeçari grek, i cili vrau gjakftohtësish shqiptarin mesditën e së premtes (15 shtator) me dy plumba në kokë. Ai doli nga Gjykata e Pireut me pranga në duar, i veshur antiplumb dhe nën masa të rrepta sigurie.
“Kemi pasur prej disa vitesh përplasje. Makinat i vendosin nga parkingu në trotuar. Ata po bllokonin rrugët. E kisha shprehur indinjatën time shumë herë. Nuk doja që të përfundonte kështu”, raportohet se ka thënë ai për hetuesit.
Tragjedia ka ndodhur në pak sekonda para syve të dhjetëra qytetarëve.
68-vjeçari ka shkuar në banesën e tij, ka marrë armën dhe pastaj ka qëlluar në kokë 39-vjeçarin, baba i tre fëmijëve.
Më pas autori është kthyer në banesë, ku ka pritur policinë për ta arrestuar.