Rekurs për vulën, Basha prezanton logon e re të PD: Demokratët euroatlantikë...!

Politikë

Rekurs për vulën, Basha prezanton logon e re të PD:

Pas përfundimit të mbledhjes me Kryesinë dhe Kolegjin e Kryetarëve, në të cilën u vendos për rekurs të vendimit të Gjykatës të Apelit në Gjykatën e Lartë, Lulzim Basha ka prezantuar shtesën që i është bërë logos së Partisë Demokratike.

Bashkë me sloganin “Shqipëria meriton më shumë”, me të cilën u prezantua programi elektoral në 1 qershor, siglës së PD i është shtuar edhe “DEMOKRATËT EUROATLANTIKË”.Pas një diskutimi të gjatë me strukturat drejtuese, Basha deklaroi se në çdo rast shqiptarët do të kenë alternativën që presin në zgjedhjet e ardhshme.

“DEMOKRATËT EUROATLANTIKË” identifikon tashmë Partinë Demokratike, duke nënvizuar vazhdimin e angazhimeve themelore dhe identitare me të cilat kjo forcë politike ka lindur, si forca e parë properëndimore e pluralizmit shqiptar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Duke mbajtur të qartë edhe një nga dallimet parimore që ishin në qendër të përplasjeve të brendshme që nisën pas shpalljes “non grata” të Sali Berishës dhe pezullimin e këtij të fundit nga grupi parlamentar i PD.

Qëndrim që ka qenë koherent në këto 3 vite, i cili u nënvizua edhe ditën e sotme nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ku u shpreh se qëndrimi i tyre nuk ka ndryshuar në lidhje me personat e përcaktuar si “non grata”.

Në po të njëjtin mesazh, Ambasada e SHBA deklaroi se të gjithë duhet të shqyrtojnë me kujdes se si punojnë me individë të shpallur nga SHBA. / bweb

ME TE LEXUARAT