Foto/ Kuvendi i thirrur nga Berisha, karta që po iu jepet të gjithë delegatëve

Politikë

Foto/ Kuvendi i thirrur nga Berisha, karta që po iu jepet të

Teksa po afron 11 dhjetori, dita kur do të mbahet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, i thirrur nga delegatët, dhe i iniciuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, ka nisur dhe po vazhdon shpërndarja e kartave për këta të fundit.

Kartat përmbajnë emër, atësi, mbiemër dhe postin, në organigramën e degës së qytetit përkatës. Delegati paraqet ID për konfirmim dhe çdo kartë është elektronike, e pajisur me një barcode identifikues.

Kjo është hera e parë në historikun e PD-së që delegatet pajisen me karte me elementë sigurie. Kujtojmë se në Kuvendin e fundit, delegatët u njoftuan vetëm me SMS nga Partia Demokratike, ashtu sikurse janë shprehur shumë delegatë dhe nuk u mor vesh kurrë kuorumi.

(Foto pasqyron një karte te nje delegati të degës PD, Durrës) 

Foto/ Kuvendi i thirrur nga Berisha, karta që po iu jepet të

ME TE LEXUARAT