“Firmosi Aleksandër Meksi”, SPAK: Kur ishte President, Berisha i dha shtëpi Izet Haxhisë, përfitoi edhe dhëndri!

Politikë

“Firmosi Aleksandër Meksi”, SPAK: Kur ishte President, Berisha

Detaje te reja zbardhen nga dosja per te cilen Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion mori pak ditë më parë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha për akuzën e korrupsionit lidhur me procesin e privatizimit të klubit të futbollit Partizani.

Gjatë thirrjes për t’iu komunikuar akuza, dy prokurorët e çështjes Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai, i dhanë kryetarit të Partisë Demokratike edhe dosjen e plotë e cila përbëhet nga 499 faqe.

Në dosje përmenden financime të shoqërisë Homeplan sh.p.k., me pronar Fatmir Bektashin, për llogari të Sali Berishës në kuadër të fushatës zgjedhore të vitit 2013.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në dosjen e SPAK thuhet se vajza e ish-kryeministrit, ka përfituar një apartament 95 m2, në kohën që shtetasi Sali Berisha ka qenë President i Republikës së Shqipërisë, ku në listën përkatëse të përfituesve, evidentohen disa shoqërues dhe shtetasi Jamarbër Malltezi.

Rezulton se me shkresën nr. 2114 datë 11.06.1996, të nënshkruar nga Kryetari i Këshillit të Ministrave, Aleksandër Meksi, i është përcjellë Bashkisë, EKB, Ministrisë së Ndërtimit, Presidencës dhe Ministrisë së Brendshme, duke i bërë me dije se, është miratuar lista nominale, për trajtim me banesë, të shtetasve si vijon: Pallati në rrugën Lidhja e Prizrenit shkalla 1: Besnik Murati – shoqërues; Jamarbër Malltezi jurist; Arjan Adhami shoqërues; Ndrea Prendi shoqërues; Ylli Pasha ndërlidhës; Mehmet Shkreli shofer, Izet Haxhia shoqërues, Agim Pasha shofer dhe Arben Rumniçi shoqërues.

Malltezi është identifikuar se do të marrë apartament 3+1 me nr 3 dhe garazh ndërkohë që dorëzon një apartament 1+1.

Shtetasit Jamarbër dhe Argita Malltezi, kanë poseduar fillimisht një apartament 1+1 ndodhur në lagjen Ali Demi, me sipërfaqe të shfrytëzueshme 51.29 m2 të cilin  ia kanë shitur EKB-së, në shumën 802 273 lekë.

Në vijim, me kontratë shitje apartamenti banimi me pagesë të njëhershme, datë 31.10.2000, të lidhur ndërmjet shtetasve Jamarbër, Argita dhe Nimetes, gjyshja e tij, dhe EKB- së, rezulton se EKB i ka shitur blerësve një apartament me nr 3, ndodhur në në rrugën Lidhja e Prizrenit, me sipërfaqe  shfrytëzimi 93 m2 (tre dhoma+një kuzhine+ambiente të tjera ndihmëse+ garazh-28.39 m2). Vlera e apartamentit është 2 175 146 lekë dhe garazhit 340 770 lekë.

Pas uljes së çmimit, rezulton se janë paguar deri në vitin 2000 shuma prej 1 471 003 lekë. Më datë 28.05.2001 me është lidhur kontratë shitje për këtë pasuri (apartament dhe garazh) të ndodhur në rrugën Lidhja e Prizrenit, mes shitësit EKB dhe blerësve Jamarbër Malltezi dhe Argita Malltezi./top channel

ME TE LEXUARAT