Financimet ruse në PD, Berisha del me thirrjen e fortë ndaj Bashës: Çështje shumë serioze, dil dhe…

Politikë

Financimet ruse në PD, Berisha del me thirrjen e fortë ndaj

Sali Berisha i ka bërë thirrje Lulzim Bashës që të bëjë transparencë lidhur me akuzën e fondeve ruse.

Në një deklaratë për mediat pasditen e sotme, Berisha tha se kjo është një çështje serioze dhe tërësisht personale.

Sipas tij, asnjë qindarkë nga këto lekë nuk ka shkuar në institucionet e PD-së.

Berisha: Basha të bëjë transparent problemin e financimeve ruse. Kjo është shumë serioze.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ai duhet të shpjegojë këtë akt akuzë të rëndë, tërësisht personale, pasi është e faktuar se ajo nuk ka pasur lidhje me asnjë institucion në PD-së.

Nuk ka hyrë në arkat e PD asnjë qindarkë. Unë mendoj se është e domosdoshme që ai të sqarojë këtë akuzë të përsëritur tashmë.

Me Bashën kam vetëm këtë problem. Për sa kohë është deputet i PD dhe anëtar duhet të bëjë transparencë.

Ky është një kusht shumë i rëndësishëm.

 

ME TE LEXUARAT