Federatë e opozitës/ Mediu: Senati do të filtrojë mendimin
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka në një intervistë kanë folur lidhur me krijimin e një Federate nga opozita.
Ata kanë dhënë detaje lidhur me mënyrën se si do të funksionojë Federata.
Sipas Mediut nuk është e rëndësishme se kush është lideri e rëndësishmë është të përmbushen detyrimet opozitare. Sa i përket mënyrës së filtrimit të mendimeve ai tha se do të bëhet nga senati.
“Mund të ketë organizime të ndryshme në interes të fitores por hapi i parë që duhet të bëjmë është të ulemi. Nuk është e rëendësishëm kush është lideri. E rëndësishme është kush janë detyrimet tona për reformën zgjedhore dhe pastaj në mënyrë të koordinuar të vijojmë.”, tha kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu.
Sipas Dukës numrat e ndarë në zgjedhje me këtë kod zgjedhor janë një disfavor i madh për partitë e vogla.
“Diskutime ka pasur me deputetë të ndryshëm të opozitës dhe me partitë e tjera që kanë pasur numër të madh votash. Nga lindi ideja, nga njerëzit. Na kanë thënë që të bëhet çtë jetë e mundur bashkimi i opozitës. A ka vlerë ky lloj bashkimi? Ne kemi numra por i kemi të ndara. Numrat e ndara me këtë kod zgjedhur janë në disfavor të opozitës. Nëse dalim më vete në zgjedhjet e ardhshme mund të marrim mijëra vota e nuk marrim deputet. Nëse bashkohemi i jepet zgjidhje kodit zgjedhor si dhe të votojë emigrantëtë", tha kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.