Çfarë po planifikon Berisha për ditën e enjte? Gazetari Hoxha zbulon 3 skenarët e mundshëm
Gazetari Ardit Hoxha tha se dihet që do të ketë një protestë nga opozita, por nuk dihet ende dita dhe vendi.
Hoxha tha se janë disa skenarë që përfliten për protestën.
I pari është ai i një forme manifestimi këtë të enjte, pra një protestë me përmasa më të vogla.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ka dhe një skenar tjetër që thotë se protesta mund të ketë përmasa më të mëdha kombëtare, por gjithmonë jo këtë të enjte, duke u vendosur për në një datë tjetër,” – u shpreh gazetari.
Ai komentoi dhe skenarin e tretë që përflitet se do të zhvillohen dy protesta, një me përmasa më të vogla në rrugën përballë parlamentit që do të ndezë klimën në kampin opozitar dhe që do t’i japë mundësi Berishës dhe aleatëve të tij të thërrasë një protestë më të madhe.