FAKTET/ Kush është "Taulanti" në dosjen e vrasjes së Agron Çapjas, si u fshinë përgjimet

Politikë

FAKTET/ Kush është "Taulanti" në dosjen e vrasjes

Një stuhi politike ka nisur që prej momentit kur në gjykatë, Adrian Çapja, një nga emrat më me ndikim në qytetin e Elbasanit, deklaroi se vrasja e avokatit të tij, Ravik Gurra do të zbulonte implikimin e një politikani të rëndësishëm.

Që prej atij momenti, opozita dhe kryedemokrati Sali Berisha e lidhin këtë deklaratë me kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Kjo jo pa arsye. Zanafilla e historisë nis më 3 shkurt 2016, kur në Elbasan u vranë Agron Çapja, Enver Sinakoli, Eno Bedalli dhe plagosen 7 të tjerë.

Emri i politikanit "Taulant" del edhe në përgjimet e grupit të Bajrave, a është Balla?

Masakra e Elbasanit hapi një dosje përgjimesh në të cilat u zbulua edhe një numër telefoni. Në vendimin e datës 17 shkurt 2016, gjykata e Elbasanit nuk arrin të saktësojë nëse është ose jo Balla, duke iu referuar vetëm me numër telefoni.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Numri i telefonit 0682055399 del në procesverbalet e gjykatës si "Taulant" ndonëse i njëjti numër përkon me numrin e kryetarit të grupit të PS, përmes verifikimit në rrjetet sociale. Por sërish kjo nuk implikon socialistin në këtë çështje. Situata ndryshon në këtë moment. 

Ardian Çapja tha në gjykatë se përgjimet e njeriut Taulant, janë zhdukur dhe asgjësuar. Akuza përforcohet nga Berisha që deklaroi sot në Kuvend se këtë rol e luajti prokurori i çështjes që u ngrit sipas tij në detyrë. 

Në vendimin e gjykatës, i publikuar sot nga Shijak Tv, vetë gjykata që aprovoi futjen në përgjim të këtij numri, ka vendosur që çdo e dhënë dhe material të fshihet. 

"Fshirjen dhe asgjësimin e materialit të përgjimit të regjistruar në CD e ardhur në këtë gjykatë me shkresën nr. 140 datë 16/02/2016, e cila përmban regjistrimin e numrit të telefonit celular 0682055399 nga data 04/02/2016 ora 13:20 minuta deri në datën 06/02/2016 në orën 12:10 minuta",-thuhet në vendimin e gjykatës, sërish për numrin e përdorur nga "Njeriu Taulant"./ oranews

ME TE LEXUARAT