Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Do ndëshkohet kushdo që ka shkelur ligjin

Politikë

Çështja “McGonigal”/ Reagon drejtori i FBI: Do

Drejtori i përgjithshëm i FBI, Christopher Wray, u ka shkruar një letër punonjësve të agjencisë ligjzbatuese pas arrestimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Sipas rrjetit amerikan ABC News, në letër thuhet se sjellja kriminale e McGonigal nuk përfaqëson veprimet e pjesës tjetër të Byrosë Federale të Investigimit.

Mesazhi i Wray nuk është bërë publik, por ai thotë se do të hetohet kushdo që shkel ligjin.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

‘Mënyra se si ne e ruajmë besimin e popullit amerikan është përmes punës sonë- duke treguar se kur të gjitha faktet dalin në shesh, ne i kemi qëndruar besnik procesit dhe i kemi trajtuar të gjithë në mënyrë të barabartë, edhe kur ai është i yni,’-thuhet në mesazh.

‘FBI do të bëjë përpjekje të mëdha për të hetuar dhe për të mbajtur përgjegjës këdo që shkel ligjin, duke përfshirë edhe kur individi është punonjës i FBI. Ne e mbajmë veten për standardet më të larta dhe fokusi ynë do të mbetet në misionin tonë dhe në realizimin e gjërave të duhura, në mënyrën e duhur, gjithmonë,’ - thekson mesazhi.

ABC News raporton se McGonigal akuzohet për dy çështje penale në Nju Jork dhe në Uashington.

Për çështjen e parë, McGonigal dyshohet se ka marrë pagesa nga oligarku rus Oleg Deripaska për ta hequr atë nga lista e sanksioneve.

Në çështjen e dytë, ai akuzohet se ka marrë pagesa nga një agjent shqiptar, për të hapur një hetim penal për një shtetas të Shteteve të Bashkuara.

 

ME TE LEXUARAT