Arrestimi i “McGonigal”/ Braho: SPAK duhet të çelë hetim

Politikë

Arrestimi i “McGonigal”/ Braho: SPAK duhet të çelë

Avokati Ledio Braho thotë se SPAK duhet të hetojë lidhjet e Shqipërisë me dosjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal.

Në emisionin “Ora e Betit”,  ai tha se Prokuroria e Posaçme duhet të hedhë dritë mbi ngjarjen duke regjistruar një dosje qoftë dhe pa emër.

Braho: “Janë disa lidhje që duhet të jesh shumë naiv që mos të kuptosh se çfarë fshihet pas tyre. Unë besoj se është detyrë e SPAK për të hetuar mbi takimet që kanë ndodhur në Shqipëri. Të regjistrojë një dosje me emër apo pa emër. Të shkojnë dhe në SHBA për të marrë pyetje persona që dalin në këto dokumente. Nuk e kuptoj se pse një drejtues i lartë i FBI që mbulon kundërspiunazhin dhe sigurinë kombëtare duhet të takohet për investimet mbi puset e naftës me një kryeministër”.

ME TE LEXUARAT