Erion Veliaj në krye të PS-së në Tiranë, ja kush janë drejtuesit e rinj në 60 bashkitë e tjera

Politikë

Erion Veliaj në krye të PS-së në Tiranë, ja kush

PS zbulon emrat e rinj te kryetarëve të degëve për 61 bashki. Erion Veliaj do te jete në krye të PS-së në Tiranë. Blendi Klosi prezantoi emrat e 61 bashkive.

EMRAT
Komisioni i Posacëm raportoi mori vendimin për listën
Qarku Shkodër- Ilmi Lakti Miral Petani
Fushë Arrës-Ervin Doda-
Bashkia Has-do të përsëritet procesi
Tropojë-Egzon Bashkshkurtaj

Durrës-Luan Zaza
Krujë- Redon Roshi
Tiranë- Erion Veliaj
Kamëz- Bekza Sulejamni
Kavajë- Marinela Aliaj
Rrogozhinë-Lufti Kashari
Belsh-Marglen Bali
Librazhd-Fatbardha Qatja
Berat-Valbona Zylyftari

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka folur pas mbledhjes së kryesisë për zgjedhjet në degët e PS. Gjiknuri u shpreh se PS po aplikon një risi të re, në 28 degë të Partisë Socialiste  do të jenë në krye gra dhe vajza.

Gjiknuri: Gjatë muajit qershor zhvilluam një proces gati 30-ditor e dëgjesa dhe komunikim të drejtpërdrejtë të të gjithë kandidatëve për kryetar të PS-së me anëtarësinë e gjerë, një proces që u ndoq nga një grup i caktuar i PS-së.

Pati një interes shumë të madh nga anëtarët e PS-së për të kandiduar në këtë proces, mjafton të shikojmë shifrat. Janë 561 kandidatë që shprehën me vullnetin e tyre dhe komunikuan me platformat e tyre përballë anëtarëve të asamblesë kombëtare.

Gati 30% e tyre ishin gra dhe vajza. Një risi që duhet përshëndetur është që 28 degë të PS-së do drejtohen nga gra dhe vajza, një risi që PS po e aplikon edhe në drejtimin e bashkisë.

Gjithë PS e përshëndeti këtë proces pasi për herë të parë kishim  mundësi që të dëgjonim kandidatë që nuk përzgjidheshin nga struktura, por me vullnetin e tyre dilnin përballë anëtarësisë. Qëllimi është të kemi një PS më të fortë dhe më të organizuar.

Partia Socialiste mblodhi këtë të premte kryesinë për zgjedhje e 61 kryetarëve të degëve në këtë parti.

ME TE LEXUARAT