Enkelejd Alibeaj nuk shkon në takim me Taulant Ballën për presidentin

Politikë

Enkelejd Alibeaj nuk shkon në takim me Taulant Ballën për

Ditën e sotme nisin zyrtarisht negociatat mes palëve politike për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit, i cili merr detyrën pas datës 24 Korrik, kur edhe mbaron mandati i Ilir Metës.

Burime bëjnë me dijel se ka nisur takimi mes Taulant Ballës dhe dy përfaqësuesve të opozitës Mesila Doda dhe Fatmir Mediu, dy të fundit përfaqësues të grupeve parlamentare të opozitës.

Mësohet se në këtë takim nuk do të shkojë Enkelejd Alibeaj, i cili më vonë pritet që të ketë edhe një komunikim me mediat, për të sqaruar arsyet e këtij vendimi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Alibeaj duket se është gjetur nën presionin e brendshëm partiak, ku ka humbur shumicën e mbështetjes nga deputetët e grupit, për ti përfaqësuar në negociatat me socialistët.

Deri të dielën është dhe afati i fundit për të dorëzuar kandidaturat e mundshme për presidentin e ri të vendit, të cilin Edi Rama kërkon që ta ketë jashtë Partisë Socialiste.

ME TE LEXUARAT