"E shkuara duhet lënë pas përgjithmonë", Bardhi nxjerr fotot e Berishës me Enver Hoxhën

Politikë

"E shkuara duhet lënë pas përgjithmonë", Bardhi

Sekretari i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një status në ‘Twitter’ ka reaguar me kritika ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi ka publikuar foto ku Berisha shihet me diktatorin Enver Hoxha, ndërsa thekson se është prova më kuptimplotë që tregon se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

‘Çfarë shëmtie, çfarë turpi! 20 antimitingashët, si vullnetarët shëtitës të Enverit, jo vetëm model i vjetëruar dhe vetëdiskretitues, por prova më kuptimplotë se e shkuara duhet lënë pas përgjithmonë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"E shkuara duhet lënë pas përgjithmonë", Bardhi

 

Keqpërdorimi i grave dhe të rinjve si mjet dhune i pakicës brenda të njëjtës familje politike tregon se porositësi e ndien fundin e vet politik. Për PD, gratë dhe të rinjtë janë gur themeli për ringritjen si një forcë moderne drejt pushtetit’, shkruan Bardhi.

ME TE LEXUARAT