E propozuan për President, Shehi reagon për herë të parë: Nëse i pëlqej popullit…

Politikë

E propozuan për President, Shehi reagon për herë të

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, ka reaguar për herë të parë për abc, pasi dy nga deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Agron Duka gjatë një diskutimi e propozuan për President të Republikës së Shqipërisë.

Shehi u shpreh falënderues ndaj kolegëve të tij për propozimin, por shtoi se kjo mbetet një hipotezë, pasi janë dhe grupet e tjera në parlament që përfaqësojnë dhe ato opozitën që do të paraqesin emrat e tyre.

Shehi theksoi se nëse palët do të propozonin emrin e tij, ai do e mirëpriste, por në fund do të jetë Rama dhe mazhoranca ata që do të vendosin për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

"Janë të gjitha manovra përpara, nuk merremi ne me këtë. Ne kemi detyrimin për të propozuar një emër, unë i falënderoj, por kjo është një hipotezë politike. Në dorë e ka Rama.

Të shohim kë do të propozojë PD e ndarë në dy pjesë. Nëse i pëlqej popullit opozitar le të më votojnë, por siç e thashë janë të gjitha manovra politike”, deklaroi Shehi

ME TE LEXUARAT