“E nisi mbretëresha, e përfundoi Mbreti”/ Berisha humbi gjyqin kundër shpalljes ‘non grata’ në Britani, reagon Erion Braçe
Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pasi ish-kryeministri Sali Berisha e humbi apelin në “Komisionin Special të Apeleve të Emigracionit” në Londër, me Ministrinë e Punëve të Brendshme, “Home Office”.
Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe shkruan me nota ironie se ‘e nisi mbretëresha dhe e përfundoi mbreti’ dhe ashtu siç e deshi, vendimi non grata sipas tij u vulos me vendim gjykate.
Pas përfundimit të BBV, Romeo Veshaj dhe Heidi Baci shijojnë pushimet, ja ku ndodhet çifti më i përfolur i momentit
Hysaj u bë objekt kritikash dhe memesh në rrjet, reagon ashpër Blendi Fevziu dhe i del në mbrojtje futbollistit të kombëtares: Nuk është e drejtë
Nën hetim së bashku me bashkëshorten për pasurinë, nuk përmbahet Ilir Meta, sulmon sërish Dumanin: SPAK, parti e paligjshme prokurorësh
Braçe shprehet se drejtësia britanike ka shqyrtuar faktet për korrupsion, gjë sipas tij nuk guxohet nga drejtësia shqiptare. ‘E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër’,-shton Braçe.
“E nisi mbretëresha e përfundoi mbreti. Salih Berisha non grata në Mbretërinë e Bashkuar. E donte me gjykatë, me gjykatë ja dhanë.
Por përtej kësaj gjykata ka bërë dy gjëra. E para ka shqyrtuar fakte për korrupsionin, ndërhyrjen në drejtësi etj, gjë që këtu tek ne nuk kanë guxim ti shohin.
E dyta-as ja ka marr kush parasysh imunitetin si ish President e ish Kryeministër! Pas kësaj nuk besoj qe te kenë rrjedhur deri aty sa te akuzojnë Edi Ramën se është pas gjykatës; Pas Mbretëreshës e pas Mbretit mundet! Pas gjykatës, vështirë shumë.”-shkruan Braçe në reagimin e tij.