E morët vesh ju, pas Butrintit i erdhi radha Brigadës/ Berisha: Nuk do gëzojë kush pasuritë që i vjedh...

Politikë

E morët vesh ju, pas Butrintit i erdhi radha Brigadës/ Berisha: Nuk do

Kryetari demokrat, Sali Berisha kishte një mesazh direkt për Edi Ramën gjatë konferencës për shtyp.

“Edi Ramës i them se ky është vetëm fillimi. Edvin, 7 korriku është vetëm fillimi. Të garantoj dhe dije se fjala ime është fjalë.

Është vetëm fillimi pasi ka tejkaluar çdo vijë të kuqe në qëndrimin cinik ndaj qytetarëve shqiptarë me qëndrimet e tij. Me faktin që firmë që lëshon ka një vjedhje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

E morët vesh ju, pas Butrintit i erdhi radha Pallatit të Brigadave. Që është një trashëgimi kulturore shumë e rëndësishme.

Qëllimi i Ramës është shkatërrimi de facto i këtij parku. Nuk është çudi kur të shohim kulla aty, por Rama nuk do jetë në pushtet deri në atë kohë.

Nuk do gëzoni pasuri duke e ndarë me Edi Ramën dhe njerëzit e tij. Ky është një zotim solemn. Këto akte kriminale nuk do mbeten pa përgjigje.

Tërhiquni, mos vidhni me Edi Ramën. Mos u bëni bashkëvjedhës me Edi Ramën dhe ministrat e tij.

Ky njeri nuk do i shpëtojë dot ligjeve të vendit dhe atyre ndërkomëbtare,” tha Berisha.

ME TE LEXUARAT