E FUNDIT/ Tensione në protestë, goditet me grusht Berisha, ndërhyjnë truprojat

Politikë

E FUNDIT/ Tensione në protestë, goditet me grusht Berisha,

Nis protesta e opozitës. Sali Berisha dhe Ilir Meta marshojnë nga selia e PD drejt bulevardit. Tensione që në nisje të protestës së opozitës ndërhyn policia

Berisha eshte goditur me grusht nga nje person, i cili vjen nga krahu i djathte i tij.

Menjehere pas ktij veprimi nderhyjne truprojat per te neutralizuar personin.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

E FUNDIT/ Tensione në protestë, goditet me grusht Berisha,

Teksa sot Tirana do të presë 27 liderë europianë për samitin e BE-Ballkani Perëndimor, opozita do të zhvillojë një protestë. Ndonëse shumë rrugë të kryeqytetit janë të bllokuara, opozita, nuk është tërhequr, duke i mëshuar me forcë protestës së saj, për të cilën kanë nënvizuar disa herë se do të jetë paqësore.

Ndërkohë që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi dje në një konferencë për mediat se opozita do të protestonte në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndonëse është një zonë ku është vendosur perimetri i sigurisë nga policia për shkak të samitit.

“Është kjo parti e cila në tre dekada qëndroi lokomotivë e vërtetë e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Samiti është një mbështetje e madhe për demokratët sepse është kjo parti në qeveri e cila firmosi marrëveshjen e stabilizimasociimit, liberalizoi vizat… në këtë aspekt në historinë e PD Samti i nesërm përbën mbështetjen më të madhe për aspiratat, idealet demokratike të saj, por nesër ne populli opozitar, do të mbushë rrugë dhe sheshet e Tiranës në një shenjë proteste të fuqishme, pikërisht në mbrojtje të vlerave europiane.

Tmerrësisht të rrezikuara dhe kërcënuara nga Rama dhe regjimi i tij. Çdo shqiptar që e do këtë vend, lirinë, dinjitetin, të bashkohet nesër në shesh me ne për t’i dëshmuar lidershipit europian se ne jemi në një betejë me armikun e votës së shqiptare, Edi Rama”, tha ai.

Policia e Shtetit nga ana tjetër nuk i ka dhënë leje Partisë Demokratike për të protestuar nga ora 12:00 deri në orën 16:00. Pavarësisht këtij fakti, Partia Demokratike nuk është tërhequr nga protesta dhe vendi, ndërsa i kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës.

ME TE LEXUARAT