E FUNDIT/ Erion Veliaj viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Politikë

E FUNDIT/ Erion Veliaj viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka vizituar Ukrainën, këtë të premte.

Lajmi është bërë me dije nga presidenti ukrainas, Volodymir Zelensky, i cili ka thënë se ka pritur delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane që do të mbështesin punën për rindërtimin e qyteteve të rrënuara nga lufta.

“Jam i lumtur të mirëpres delegacionin e Asociacionit të Qyteteve Evropiane në Ukrainë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ne e vlerësojmë që në këtë kohë të vështirë kur shteti ynë po lufton pushtimin rus, ju jeni afër nesh.

Gjithashtu do të jemi mirënjohës për ndihmën në restaurimin e banesave, infrastrukturës dhe kushteve për kthimin e ukrainasve në atdheun e tyre.

Me rëndësi që rindërtimi filloi jo pas luftës, por tani”, u shpreh Zelensky.

 

ME TE LEXUARAT