E FUNDIT/ Gjykata e lë sërish pas hekurave, Apeli i Posaçëm cakton masë të re sigurie për Alqi Bllakon

Politikë

E FUNDIT/ Gjykata e lë sërish pas hekurave, Apeli i

Apeli i GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK, për të caktuar një masë të dytë “arresti me burg” për Alqi Bllakon.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar masë të dytë sigurie ndaj Alqi Bllakos, për inceneratorin e Elbasanit. Sipas burimeve kofidenciale SPAK i është drejtuar gjykatës me kërkesë për një masë siguri ndaj Bllakos, 2 javë më parë por u refuzua nga GJKKO.

Hetimet e SPAK për inceneratorin e Elbasanit kanë rënduar pozitat e ish deputetit Aqi Bllako, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrë’, kryer në bashkëpunim, prokuroria e Posaçme ka ngritur ndaj tij edhe akuzën e ‘korrupsionit’

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Burime  bëjnë me dije se pas sekuestrimit të kompjuterit të ish deputetit pas marrjes së tij si i pandehur, janë gjendur prova që e implikojnë atë në korrupsion të zyrtarëve të lartë. Sipas SPAK

Alqi Bllako ka shkëmbyer e-maile nga adresa e tij private me administratorin e kompanisë “Alb tek energy”, Klodian Zoton duke e informuar këtë të fundit mbi procedurën e dhënies me koncension të Inceneratorit të Elbasanit.

Referuar dosjes ai i përcillte Zotos, e-mailet e zyrtarëve të ministrisë së mjedisit mbi proceduratë që duhet të ndiqte për të fituar të drejtën e ndërtimit të Inceneratorit të Elbasanit.

Referuar hetimeve të kryera këto kontakte janë mbajtur në kohën që Bllako ushtronte detyrën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit dhe prokuroria ka dyshime se ish-depuetit të ketë paracaktuar garën duke shpallur fituese kompaninë që përfaqësohej nga Zoto.

ME TE LEXUARAT