“Dyer të hapura për nxënësit dhe qytetarët”, Proda takim me të rinjtë për sigurinë në shkolla
“Dyer të hapura për nxënësit dhe qytetarët” – Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, priti dhe bisedoi me nxënësit për sigurinë në shkolla, sigurinë kibernetike dhe sigurinë rrugore.
Drejtori Proda u shpjegoi nxënësve rëndësinë dhe funksionet shumëdimensionalë të punonjësve të Policisë në shoqëri.
Proda: “Akademia e Sigurisë ofron mundësi të artë për maturantët që dëshirojnë të bashkohen me Policinë e Shtetit, duke i dhënë një mision të veçantë të ardhmes së tyre.”
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Gjatë vizitës në DPPSh, nxënësit shfaqën kuriozitet dhe drejtuan pyetje mbi mënyrën e organizimit dhe funksionimit të Policisë së Shtetit, duke u ndalur te drejtimet që lidhen me hetimin e krimeve kibernetike, teknologjinë e informacionit, komandimin dhe drejtimin, sigurinë rrugore, si dhe marrëdhënien me median dhe qytetarët.
Drejtuesit e këtyre strukturave shoqëruan nxënësit gjatë vizitës dhe iu përgjigjën me kënaqësi pyetjeve të tyre.
Aktivitete të tilla, të organizuara në kuadër të 112-vjetorit të krijimit të Policisë së Shtetit, janë zhvilluar në të gjitha drejtoritë e Policisë në 12 qarqet e vendit. Vizitorët specialë u mirëpritën nga Drejtorët e Drejtorive dhe sektorëve të ndryshëm në qarqe.
#Dyertëhapurapërqytetarët✅
#112vjetPoliciaeShtetit????????
#vizitorëspecialë????????????????️????????????????️
#Policiapranëjush????