“Doktor mos u mjafto me kaq!”/ Arjan Çani i 'jep zemër' Berishës për vijimin e aksionit
Gazetari dhe moderatori Arjan Çani tha se opozita po bën pak me aksionin që ka nisur.
Në një intervistë për Euronews ai u shpreh se i duhet thënë bravo i qoftë opozitës që me ato mundësi që ka po bën këto.
“Unë do i thoja doktorit mos u mjafto me kaq”, tha Çani.
“Unë qëndrimin tim personal e kam bërë të ditur. Unë jam pro çdo lloj opozite që kur ajo gjendet në kushte vetëmbrojtjeje, le të jetë destrultive. Opozita nuk ka gjë në dorë veç komisioneve. Kjo që po ndodh me Komisionet është flagrante dhe tani do të ndryshohet edhe ligji. Unë jam totalisht pro me këtë lëvizje që ka nisur opozita dhe them që pak po bën. Ndërkohë arrin ta justifikojë edhe pushtetin, edhe Ramën. Pra bravo i qoftë opozitës me ato mundësi që ka po bën këto, por do të dukej e paimagjinueshme që edhe Rama të tërhiqej për Komisionet dhe të thoshte po mirë na merrini.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rama bën atë që duhet të bëjë, por ai që të tërhiqet nuk pranon kurrë, me çdo çmim. Unë dua të kthejmë këtë raportin dominant-i dominuar. Ky është raporti që kur ka lindur njeriu. Unë do i thoja doktorit mos u mjafto me kaq. Unë do i thoja doktorit që në kohën që ti bën këtë, disa njerëz duhet të ishin me njerëzit në rrugë, disa deputet që dinë mirë anglisht duhet të ishin në SHBA. Cili është ministri i Jashtëm dhe i Brendshëm i Berishës? Ne nuk e dimë. Duhet një opozitë më fleksible”, është shprehur Çani.