“Do të mbash përgjegjësi”/ Plas keq mes Bardhit dhe Sinajt, deputeti i PS hedh akuzat: Ke kërcënuar kolegët për…
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në mbledhjen e Këshillit të Mandateve, ka debatuar me deputetin e PS-së Vullnet Sinaj. Bardhi akuzon Sinajn se ka përfituar para nga buxheti i shtetit deh i kërkon që të nxisë kolegët e tij që dosja të shkojë në Gjykatën Kushtetuese.
Pjesë nga diskutimi:
Bardhi: Ne nuk ju akuzuam se keni vjedhur Diçka, mirëpo kushtetuta thotë se deputetit nuk i lejohet. Vetëm se keni marrë 3 milionë të vjetra, duhet ta mbyllim këtë seancë. Duke vlerësuar gjithë gjërat që përmendet që keni bërë, dhe nuk kemi arsye pse t’i vëmë në diskutim. Por mos prisni nga asnjë deputet që qoftë për një lekë të mbyllim sytë për ata deputetë që kanë përfituar para nga Buxheti i Shtetit. Edhe nëse është vlera që ju thoni, jeni në shkelje të Kushtetutës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Unë nuk heq apo jap mandate. Ne kemi bërë mocion, është gjykata kushtetuese. Ju duhet të shkoni dhe të mbroni veten. Ne do t’i bindemi GJK, dhe ju duhet të keni frikë nga shqyrtimi i kësaj çështjeje nga GJK. Nëse besoni te personi i besuar, duhet të nxisni kolegët që dosja të shkojë në GJK. Kaq e thjeshtë është kjo çështje. Nuk ka asgjë personale në këtë mocion, ne besojmë se është shkelur kushtetuta.
Sinaj: Zoti bardhi e kape me dorë kushtetutën. Meqë e more kushtetutën në dorë dhe hap ato që lexove dhe shiko data. Do më heqësh dhe mandatin e parë?
Bardhi: Unë do lexoj ato që dua unë, jo atë që do ti. E rëndësishme është respektimi i Kushtetutën, duhet të mbash përgjegjësi. Ke marrë 2 lekë apo 3 milionë, shko në Gjykatë Kushtetuese. Pse keni frikë kur keni respektuar Kushtetutën?
Sinaj: Nuk kam asnjë frikë se ti po vepron në këtë komision sikur je avokat djalli, jo njerëzor. Do të më nxisësh mua atë ndjenjën e krenarisë së vlonjatit dhe të them unë po do shkoj. Jo, do vazhdoj këtu dhe ne të dy do përplasemi ka mundësi dhe në mandatin tjetër. I ke kërcënuar një pjesë të deputetëve. Ka shumë deputetë që nuk ta kanë dhënë firmën dhe i falënderoj. Ke vajtur me letër në dorë. Ty nuk të besojnë as të tutë.
Bardhi: E para njëherë të siguroj i nderuar koleg, se mocioni është në emër të Grup[it Parlamentar. Nëse të ka gënjyer njeri, është çështja jote. Nëse ke informacion që kam shantazhuar, të nxis ti dërgosh në organet kompetente. Ti nuk je për të folur për ata që kanë firmosur, por për të dhënë shpjegime pse keni shkelur kushtetutën.