Djali i George Soros nuk i ndahet Ramës, publikon foton nga New York-u

Politikë

Djali i George Soros nuk i ndahet Ramës, publikon foton nga New York-u
Aleks Soros, ka publikuar një foto në rrjete sociale me kryeministrin Edi Rama. Bashkë me ta shfaqet edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

“Me Kovachevskin dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama. Fryma e Open Balkan vjen në NYC!” shkuan Soros.

Ky i fundit ka ndjekur nga afër takimet e “Ballkanit të Hapur” dhe ka qenë i pranishëm në çdo aktivitet që nga takimi i Nishit në Serbi, deri te takimin e fundit i mbajtur në Beograd. Mirëpo, nisma dështoi pasi hasi kundërshti të forta nga qeveria Kurti.

Djali i multimiliarderit George Soros gëzon një miqësi të veçantë me kreun e shtetit shqiptar, madje ishte i pranishëm edhe në ditëlindjen e fundit të Ramës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai nuk është një emër i padëgjuar në botën e politikës dhe biznesit, madje do të trashëgojë gjithë “perandorinë” e ngritur nga i ati.

Këtë javë më shumë se 150 krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe qindra ministra, diplomatë, përfaqësues të OJQ-ve dhe gazetarë janë mbledhur në New York për sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

 

ME TE LEXUARAT