Deputeti shqiptar ua thotë në sy serbëve: Merrni shembull Kosovën
Deputeti shqiptar në Parlamentin Serb Shaip Kamberi, i njohur për deklaratat e tij të forta ka shpërndarë një status në rrjetin e social Facebook në lidhje me debatin e pakicave midis Serbisë dhe Kosovës.
Statusi i Kamberit:
“Për dallim nga shtetet e rajonit, në të cilat përfaqësimi i pakicave në parlament bëhet me vendet e garantuara, sistemi aktual zgjedhor e bën Serbinë shtet etnocentrik, me serbët në qendër dhe ne tjerët (barbarët) në periferi”, ka thënë Kamberi.
Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.
Sipas tij, ndër indikatorët më të rëndësishëm të demokracisë në një shtet është edhe mënyra e trajtimit të pakicave nacionale. Prandaj edhe pjesëmarrjes së pakicave nacionale në procesin e marrjes së vendimeve politike prej nivelit lokal të ai qendror, është temë të cilës institucionet ndërkombëtare i kanë kushtuar rëndësi.
“Pjesëmarrja efektive e pakicave nacionale në jetën publike, është pjesa më qenësore e një shoqërie demokratike dhe paqësorë” thuhet në Sugjerimet nga Lunfi, të Komesarit të lartë të OSBE-së, për pakicat nacionale. Ndërsa rekomandimet e Lubjanës, të të njëjtit institucion flasin për domosdoshmërinë që me “legjislacion të brendshëm duhet të pranohet e kultivohet diversiteti i një shoqërie.”-shkruan Kamberi në FB.