Deputeti i PD-së reagon për sulmin ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë
Lajmifundit
/
27 Mars 2023, 21:06
Politikë
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas ngjarjes së sulmit një mbrëmje më parë ndaj Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.
Përmes një postimi në Facebook, Paloka shkruan se në një vend ku kryeministri sulmon mediat në mes të ditës me tritol, nuk ka arsye pse të skandalizohemi kur krimi godet me kallash në mes të natës.
Postimi i Edi Palokës:
Në një vend ku kryeministri, kryebandit sulmon mediat me tritol në mes të ditës, pse skandalizohemi kur krimi i rrugës godet me kallash në mes të natës?!